Lajme

Microsoft bën atë që nuk pritej me Windows 7

18.02.2020 20:24:07

Ky përditësimi i paprecedent erdhi pasi u zbulua një problem në përditësimin e fundit të dërguar përpara datës 14 Janar.Microsoft bën atë që nuk pritej me Windows 7

 

Microsoft dërgoi një përditësim në Windows 7 pak ditë pasi tha se nuk do të ofronte më përditësime për sistemin e vjetër operativ.

 

Ky përditësimi i paprecedent erdhi pasi u zbulua një problem në përditësimin e fundit të dërguar përpara datës 14 Janar.

Ai shkaktoi probleme me sfondet duke bërë që një ekran i zi të shfaqej kur Windows restartohej. Përdoruesit në rrjetin social Reddit kërkuan nga forumet e Microsoft një zgjidhje.

 

Në fillim Microsoft tha se do të dërgonte një rregullim vetëm për ata që kanë blerë përditësimet përmes programit Extended Security Updates (ESU) por më pas e ofroi për të gjithë.

Microsoft zyrtarisht i dha fund mbështetjes për Windows 7 në 14 Janar ndërsa ata që kanë blerë programin ESU do të vazhdojnë të marrin përditësime.

 

Një në katër përdorues Windows është ende në Windows 7. Ekspertët e sigurisë dhe vetë Microsoft këshillojnë përdoruesit të kalojnë në Windows 10. /PCWorld Albanian